LAJMI I FUNDIT:

Busquets në histori të Barcelonës, bëhet lojtar i pestë me më shumë paraqitje

Busquets në histori të Barcelonës, bëhet lojtar i pestë me më shumë paraqitje

Sergio Busquets është bërë lojtari i pestë me më shumë paraqitje në histori të Barcelonës.

Mesfushori spanjoll po vazhdon të bëjë emër dhe të shkruaj histori me klubin katalunas.


Pas shumë trofeve të fituar në këto rreth 12 vite, Busquets tani ka hyrë në mesin e legjendave të klubit të Barcelonës.

Lojtari nga Badia del Valles, pas ndeshjes së të shtunës kundër Celta Vigos është ngjitur në pozitën e pestë në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje në histori.

Kjo ndeshje përveç se e veçantë me statistika ishte e veçantë edhe për faktin se spanjolli shënoi gol.

Debutimi i Busquetsit erdhi më 13 shtator të vitit 2008, në një ndeshje Barça-Racing, ndërsa tani numri 5 ka gjithsej 550 paraqitje me Blaugranët.

Vetëm katër legjenda të klubit kanë paraqitje më shumë se Busquets me fanellën e Blaugranëve, ku listës i prinë Xavi Hernandez me 767 paraqitje.

Në vendin e dytë gjendet Lionel Messi me 698, i treti Andres Iniesta me 674 paraqitje, ndërsa Carles Puyol i katërti me 593 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori