LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon stabilitet

Bushati: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon stabilitet

NATO-ja duhet që sa më parë t’i integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ta parandalojë ndikimir rus në këtë pjesë të Evropës.

Kështu u vlerësua në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s e cila i nisi punimet në sesionin pranverorë në Tiranë, e para e këtij lloji në Shqipëri.


Fjalën e hapjes, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në rolin e mikpritësit vuri theksin tek sfidat kryesore të NATO-s, që nga siguria në vendet Lindore, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve.

“NATO duhet të forcojë edhe më tej praninë dhe aftësitë mbrojtëse në skajin Lindorë dhe të rrisë praninë edhe në Detin Mesdhe”, tha ministri i Jashtën shqiptar, Ditmir Bushati. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, për ta shmangur në këtë mënyrë ndikimin rus në rajon.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, po ashtu vuri theksin tek rritja e rrezikut rus në lindje të Evropës.

Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë.

“ShBA-të kanë propozuar një kërkesë për katërfishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Evropë.
Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SjBA po bën më shumë, edhe partnerët tanë evropianë duhet të bëjnë më shumë. Ne duhet t’i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Evropës”, tha Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO.

“Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova, do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit”, shtoi Turner.

Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, ai theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, kjo organizatë mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të NATO-s.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori