Burton: 15 qershori – kthesa më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës

Sipas tij misioni BE-së është mirë i përgatitur për të ndihmuar institucionet e Kosovës në zbatimin e Planit Ahtisaari, i cili i siguron Kosovës një të ardhme të mirë edhe procesin e integrimit në BE.
Në debatin e sotëm të forumit “Sfidat e Kosovës passtatusit”, i cili është organizuar nga Universiteti UBT në Prishtinë, nga ekspertet e pranishëm u vlerësua se një ndër sfidat kryesore më të cilat do të përballët Kosova në të ardhmen vazhdojnë të mbesin procesi i njohjes së Republikës së Kosovës dhe integrimi i saj në BE.
Ish-ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Paskal Milo, tha se Shqipëria është interesuar që ndihmoj përshpejtimin e procesit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
“Shqipëria është interesuar që procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës të vazhdoj më ritme sa më të shpejta dhe në këtë aspekt Shqipëria nuk do të rresht se punuari si ne pikëpamje politike ashtu edhe diplomatike për të bindur sa më shumë shtete që sa më shpejt Republikën e Kosovës”, ka thënë Milo. /rtk/telegrafi/


















































