Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një sfilate mode në Sidnei të Australisë, ku një burrë u fut aksidentalisht në pistë dhe për pak minuta u bë pjesë e spektaklit.

Sipas videove që qarkulluan në rrjetet sociale, ai eci me qetësi para publikut dhe madje ndaloi për të pozuar, ndërsa shfaqja vazhdonte normalisht.


Shumë të pranishëm nuk arritën të kuptonin nëse bëhej fjalë për një pjesë të planifikuar të performancës apo për një hyrje të rastësishme.

Pamjet u bënë virale dhe shkaktuan reagime humoristike në internet, me përdorues që thanë se burri “dukej më i sigurt se modelet”.

Më vonë, protagonisti i incidentit deklaroi se nuk kishte dashur të ndërpriste aktivitetin dhe se hyrja në pistë kishte qenë krejtësisht aksidentale. /Telegrafi/