LAJMI I FUNDIT:

‘Burdushi’ paraqitet në gjykatë, ka një kërkesë interesante

‘Burdushi’ paraqitet në gjykatë, ka një kërkesë interesante

Hysri Peqani, i njohur si mjeku popullor ‘Burdushi’ është paraqitur sot në gjykatë në seancën ku u diskutua për masën e sigurisë që duhet t’i vë gjykata.

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për ‘Burdushin’, i cili sipas aktvendimit për fillim të hetimeve dyshohet për katër vepra penale.


Në seancën ku gjyqtar është Luan Berisha, Burdushi kërkoi disa lehtësira nga gjykata në rast se do t’i caktojnë masën e paraqitjes në stacion policor.

Ai tha se respekton thirrjet e gjykatës por në disa ditë specifike është i nxënë.

Këto janë provat e prokurorisë ndaj ‘Burdushit’
Lexo po ashtu Këto janë provat e prokurorisë ndaj ‘Burdushit’

”I mbështes fjalët e avokatëve të mi, e vlerësoj punën e juaj, jam bazuar që gjithmonë të komunikoj dhe të i respekoj ligjet e Kosovës.Për sa i përket masës së paraqitjes në stacion policor , vetëm ditëve të marte dhe të premte mos më ngucni se punoj me palë, cfaredo dite tjeter jam i gatshëm me u paraqit”, tha Burdushi, raporton Kallxo.com.

Në këtë seancë, prokurori Fatos Ajvazi tha se nëse i njëjti [ Burdushi] gjendet në liri mund edhe të ndikojë në deshmitarë të rastit; sepse thirret si mjek popullor edhe pse nuk posedon dokumentacion dhe licensa te duhura, gjthashtu po të qendroj në liri mund edhe të përsërit veprat e njëjta penale.

Të gjitha lajmet nga Burdushi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burdushi

Avokati Asdren Hoxha e kundërshtoi kategorikisht kërkesen nga ana e prokurorisë si të pabazuar dhe të jo arsyetuar mjaftueshëm”

“Bëhet fjalë për persekutim të klientit. Është marrë në sy nga institucionet dhe nga shoqëria që të përndiqet , andaj dhe kërkohet paraburgimi pa arsye”, tha avokati.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Momentalisht po pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Burdushit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori