LAJMI I FUNDIT:

Këto janë provat e prokurorisë ndaj ‘Burdushit’

Këto janë provat e prokurorisë ndaj ‘Burdushit’

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin -‘Burdushin’.

Në dokumentin e siguruar thuhet se kërkesa është bërë meqë egziston dyshimi i bazuar se prej datës së pacaktuar e deri më 16 nentor, në selinë e biznesit të tij, ordinance ‘Burdushi’, i njejti pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizimet ligjore, ka kryer aktivitete mjekësore për të cilat aktivitete me ligj kërkohen kualifikime të posaqme, në atë mënyrë që i pandehuri ka ofruar shërbime mjekësore duke u thirrur si mjekë popullor dhe ka trajtuar qytetar me sëmundje të ndryshme, pa u pajisur me licencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Kallxo.com.


Tutje në kërkesën për paraburgim thuhet se Burdushi si person përgjegjës i bizenesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij me qëllim që ti shmanget tatimit, nuk i ka përfshirë inforomatat në lidhje me të ardhurat e tij dhe se i njejti ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat e realziiaura nga veprimtaria e tij.

Në kërkesën për Paraburgim thuhet se i pandehuri me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kudnërligjshme, në vazhdimësi ka mashtruar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cekur në lirat e mbajtjes së evidencës nga vet i pandehuri, duke ju prezantuar si mjekë popullor.

‘Me predikimin e disa ritualeve të pakuptueshme , i vë në lajthitje të dëmtuarit, ku edhe i shtytë që për shërbime të paguajnë shuma të ndryshme të parave nga ajo 20 euro deri në mbi 1 mijë euro’, thuhet në kërkesë.

Në kërkesë thuhet se Prokurori i Shtetit konsideron se arsyjet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit qëndrojnë sepse ai konsideron se egziston rreziku se po i njejti të lihet në liri do të fshihet apo të arratiset dhe ti shanget organeve të ndjekjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Të gjitha lajmet nga Burdushi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burdushi

Sipas dokumentit, marrëveshja ishte që ‘Burdushi” ta shëronte anëtarin e tashmë të dëmtuarit, sipas Prokurorisë, në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi. Dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ”Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këtë sipas dokumentit të prokurorisë i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori