LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku vlerëson lart Finlandën, thotë se koha e përgatitjes ka qenë e shkurtër (Foto)

Bunjaku vlerëson lart Finlandën, thotë se koha e përgatitjes ka qenë e shkurtër (Foto)
Bunjaku do ta ketë në skuadër kapitenin e Kosovës Samir Ujkanin

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është ankuar për kohën e shkurtër për t’u përgatitur për duelin ndaj Finlandës pas ndeshjes ndaj Kroacisë e cila u zhvillua për dy ditë.

Sipas Bunjakut, skuadra ka zhvilluar vetëm një stërvitje e cila ishte stërvitje e rigjenerimit.


“Ndeshja ndaj Kroacisë tash është një e kaluar, por afati i përgatitjes pas lojës ishte shumë i shkurtër. Sidomos për ne që kemi udhëtuar. Por, kemi bërë parapërgatitjet më të mria të mundshme për një performancë sa më të mirë kundër një Finlande që është më e mirë se sa që mendon opinioni në Kosovë”.

Pamje nga konferenca për shtyp e Kosovës

“Mendoj se rezultati i lojës së fundit tregon se kombëtaret janë të afërta me njëra-tjetrën dhe mund të befasojnë. Një ndeshje e cila do ët jetë më ndryshe ku detajet do të vendosin fitoren”, u shpreh Bunjaku.

Ai shtoi se nevojitet përkrahje nga tifozët, teksa konfirmoi se ekipi i tij është i bashkuar.

“Mendoj se rezultati i lojës së fundit tregon se kombëtaret janë të afërta me njëra tjetrën dhe mund të befasojnë. Një ndeshje e cila do ët jetë më ndryshe ku detajet do at vendosin fitoren. Ne presim mbështetjen e tifozëve dhe opinionit dhe lojtarët meritojnë një përkrahje të tillë sepse jemi në aspekte kohore shumë të kufizuara”.

Të gjitha lajmet nga përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga përfaqësuesja e Kosovës

“Prej lojës së fundit kjo ishte stërvitja e fundit apra ndeshjes. Skuadra ka pasur ushtrime rigjenerimi, kurse pjesa tjetër që nuk kanë luajtur kanë mbajtur stërvitje me top. Por, kemi bërë maksimumin për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e nesërme. Benjamin Kololli është në rregull, të gjithë lojtarët janë në gjendje gatishmërie”, theksoi Bunjaku.

Kosova e pret Finlandën në Shkodër të martën në atë që konsiderohet mundësia e fundit për një fitore në kualifikimet e Botërorit, Rusia 2018.

/Telegrafi/