LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku konfirmon interesimin e Rizesporit: Jemi në bisedime, e njoh mirë kampionatin turk

Bunjaku konfirmon interesimin e Rizesporit: Jemi në bisedime, e njoh mirë kampionatin turk
Bunjaku ka punuar shumë në 8 vite punë me Kosovën

Albert Bunjaku së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Tekniku nga Kosova pasi u largua nga Përfaqësuesja jonë ka qenë i lirë dhe ka pasur disa oferta.


Por së fundmi ai është lidhur me një kalim tek skuadra turke Rizespor, e cila këtë edicion është ngritur në elitën e futbollit turk.

Arkitekti i Përfaqësueses së Kosovës në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka konfirmuar bisedimet me Rizesporin.

Të gjitha lajmet nga Albert Bunjaki
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albert Bunjaki

“Agjenti im është në kontakt me Rizesporin dhe këtë mundem ta konfirmoj”, tha fillimisht Bunjaku për Telegrafin.

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ka njohuri të thella për kampionatin turk pasi kishte vizituar shpesh këtë shtet për t’i parë ndeshjet nga afër të lojtarëve kosovarë.

Bunjaku do ta ketë në skuadër kapitenin e Kosovës Samir Ujkanin

“Kam njohuri të thellë për ligën turke, duke kuptuar se ne kishim Kombëtaren e Turqisë në kualifikime dhe unë për dy vite rregullisht kam udhëtuar drejt Turqisë për të përcjellë lojtarët tanë por edhe kam vizituar klubet turke ku sot kam shumë miq atje siç janë Fatih Terim, Kemal Ozdes e shumë tjerë. Pra është një kampionat shumë i fortë dhe jo rastësisht është në top 10 të botës”, vazhdoi tutje Bunjaku.

Një përparësi e madhe për Bunjakun është se e kupton gjuhën turke dhe i ka vënë vetit një qëllim që brenda tre muaj të flas turqisht në konferencat për shtyp.

“Gjuhen turke e kuptoj pjesërisht, pasi tash e 70 vite kam familjar atje dhe shpesh i vizitoj madje edhe familja ime e din gjuhën shumë mirë”.

“Qëllimi im është që brenda tre muajsh në konferenca të flas turqisht sa më shumë dhe besoj se do të arrijë këtë pasi më pëlqejnë sfidat”.

Bunjaku thotë se e njeh shumë mirë klubin e Rizesporit, pasi që e ka vizituar më parë.

“Kam përcjellë ndeshjet e Rizesporit, madje edhe isha në stadium pasi kisha Vedat Muriqin aty”.

“Rizespor është një klub interesant me traditë të thellë dhe njerëzit atje e duan shumë futbollin. Jam shumë i sigurt se Rizespor për një kohë të shkurt mund të luaj në Evropë, pse jo”.

“Kam kërkesa të mëdha për vetën dhe lojtarët që do të ushtroj. Përderisa ne besojmë gjithçka mund të realizohet. Për mua është me rëndësi që atje tani është edhe Ujkani që në realitet ishte kapiteni im në Përfaqësuesen e Kosovës por ka edhe shumë lojtarë të mirë”, tha Bunjaku.

Krejt në fund Bunjaku ka treguar edhe moton e punës së tij.

“Për mua gjithmonë ka qenë interesant të punoj me lojtarë, të zhvillojë sa më shumë dhe mendoj se kjo ishte evidente tek Përfaqësuesja kosovare, kur për një kohë të shkurtë e krijuam atë dhe me një moshë më të rejën në botë por edhe me perspektivë shumë të madhe. Moto e punë time është Kaizen, që do të thotë gjithmonë në zhvillim”, deklaroi për Telegrafin Bunjaku.

Negociatat mes klubit turk dhe agjentit të trajnerit nga Kosova duket se janë në fazën finale dhe Bunjaku së shpejti pritet të zyrtarizohet në Turqi.

Kujtojmë që Bunjaku ka qenë njeriu më meritor për prurjen e futbollistëve yje në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai për asnjë moment nuk qëndronte në shtëpi pasi udhëtonte vazhdimisht nëpër Evropë duke i bindur yjet si Shala, Celina, Zeneli, Berisha, Halimi, Kryeziu, Nuhiu, Rashica e të tjerë për ta zgjedhur Përfaqësuesen kosovare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori