LAJMI I FUNDIT:

Bum lindjesh në Danimarkë – pas kësaj reklame (Video,+16)

Bum lindjesh në Danimarkë – pas kësaj reklame (Video,+16)

“Seksi mund të shpëtojë të ardhmen e Danimarkës?” Është ky mesazhi fillestar i reklamës që është transmetuar vitin e kaluar në televizionin kombëtar danez për të luftuar plakjen e popullsisë.

Mund të jetë një koincidencë, por pas vetëm pak muajsh vendi po regjistron një bum lindjesh të paprecedentë: në krahasim me vitin 2015, rritja është me 14%. Fushata “bëni seks për Danimarkën” për të luftuar rënien demografike ka shfrytëzuar ironinë.


“Ndoshta – ka deklaruar zëvendës kryebashkiakja e Kopenhagenit, Ninna Thomsen – nuk është e mundur që t’ia atribuojmë rritjen e lindjeve fushatës sonë, por e sigurt është që na pëlqen sa më s’bëhet”.