LAJMI I FUNDIT:

Bullgarët shqetësohen për zhvillimet politike në Maqedoni

Bullgarët shqetësohen për zhvillimet politike në Maqedoni

Zhvillimet në Maqedoni janë shumë të rëndësishme për Bullgarinë. Kështu mendojnë 52% e qytetarëve bullgar. Anketa është realizuar nga ”Galup International”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bullgarët nuk janë të njohur mirë me këtë temë, por konsiderojnë se është me rëndësi dhe shkakton shqetësim te ata. Por, një e dhjeta e bullgarëve thonë se zhvillimet në Maqedoni nuk kanë ndonjë rëndësi për Bullgarinë.


Mediat në Bullgari thonë se afërsia historike me të dy vendet ndikon në përgjigjen e bullgarëve kur pyeten për Maqedoninë. Hulumtimet tregojnë një mosbesim të qytetarëve të Bullgarisë ndaj Maqedonisë, respektivisht ndaj politikanëve në Maqedoni./Telegrafi/