Një furrë e bukës në ishullin Hvar të Kroacisë ka tërhequr vëmendjen për çmimet “djegëse” të picave të saj.

Bëhet fjalë për një furrë, pronar i së cilës është Tom Lekaj, ndërsa për çmimet e picave ka folur vëllai i tij Marjan Lekaj, përcjell Telegrafi.

Dhe sipas medieve kroate, bëhet fjalë për një njeri që ka gati 25 vjet në Hvar, por që është me prejardhje nga Prizreni, Kosovë.

Sipas tij, gjyshi kishte një furrë buke në vitin 1930 në Prizren dhe se edhe ai ka lindur po në Prizren.

Duke folur për çmimet që kanë “bërë bujë”, ai për Slobodna Dalmacija ka thënë se këto janë çmime të vjetra dhe se kjo nuk është diçka e re.

Reklama

“Çmimorja i thotë të gjitha, ka edhe më të shtrenjta. Shihni pica jumbo margarita – 320 kuna (42 euro), jumbo pepperoni – 400 (53 euro) dhe keni edhe këtë jumbo hvarmix, që kushton vetëm 480 kuna (64 euro) – Picë e mrekullueshme”.

Reklama

Ndërsa i pyetur se si një pica në një furrë buke mund të kushtojë pothuajse 500 HRK (66 euro), Marjan thotë: “Është e mundur, ky është plani i biznesit që kemi. Ky model biznesi është i yni. Ju jeni të lirë të vendosni. Atje është një furrë tjetër një metër larg meje dhe pica është 30 kuna (4 euro) secila. Ajo copë, e dini, quhet picacut. Dhe njëqind metra larg ka një vend tjetër me një çmim më të ulët – 15 kuna (2 euro). Ose 20 (2.6 euro). E dini, çdo person mund të zgjedhë, disa kërkojnë diçka të ndryshme çdo herë”.

Reklama

Ai mendon se 500 kuna (66 euro) për një picë të madhe në furrë buke nuk është grabitje dhe se kushdo mund të zgjedhë nëse do ta hajë atë apo jo.

Reklama

Pica e tyre, thotë ai, kryesisht blihet nga të huajt dhe së fundmi një burrë ka blerë 20 pica. Fatura doli në 7300 HRK (970 euro).

“Dhe askush nuk ankohet. Ndoshta disa nga Kroacia që nuk e dinin. Dhe të gjithë e dinë. Epo, përndryshe, gjithçka është më e shtrenjtë në Hvar…”, thotë ai duke shtuar se çmimet e natës, pas orës 18:00, janë pak më të larta, kështu që pica më e shtrenjtë kushton mbi 500 HRK (66 euro).

Reklama

Për më tepër, ai ka bërë të ditur madje se në raste të caktuara dikush e ka kërcënuar me raportim në polici.

“Po çfarë lidhje ka policia këtu”, ka thënë ai. /Telegrafi/