LAJMI I FUNDIT:

Buka e bardhë më e shëndetshme se të gjitha të tjerat! Tani kujt t’i besojmë?

Buka e bardhë më e shëndetshme se të gjitha të tjerat! Tani kujt t’i besojmë?

Tashmë 20 vjet shkencëtarët theksojnë që buka e bardhë është shkaktare që jemi të lodhur, që na fryhet stomaku, që jemi shëndoshur, që na dhemb koka…

E po, tani, është publikuar lajmin më të papritur të mundshëm – që buka e bardhë jo vetëm që është demonizuar padrejtësisht, por është buka më e shëndetshme se të gjitha bukët e tjera, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët e Shoqatës britanike të nutricionistëve (British Nutrition Foundation) thonë që buka e bardhë është burim i pasur i vitaminave dhe i minerale shumë të rëndësishme dhe që simptomat të cilat i cekëm më sipër nuk kanë kurrfarë lidhjeje me këtë artikull ushqimor.

Veç kësaj, në Britani të Madhe kohëve të fundit po shënohet rritje drastike e numrit të njerëzve të shëndoshur (me peshë të tepërt trupore) edhe pse konsumimi i bukës është më i vogël se kurrë më parë, ka thënë autori i hulumtimit Eoin O’Connor.

Buka e bardhë padrejtësisht konsiderohet shkaktare e alergjive ndaj glutenit. Ajo është burim i rëndësishëm i përbërësve ushqimorë dhe nuk është fare e dëmshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori