LAJMI I FUNDIT:

Bujar Qamili thotë se u bë agresiv gjatë kohës që ishte me COVID-19: Mjekët detyroheshin të më lidhnin

Bujar Qamili thotë se u bë agresiv gjatë kohës që ishte me COVID-19: Mjekët detyroheshin të më lidhnin
Bujar Qamili (Foto: YouTube)

Pak kohë më parë u raportua për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtarit Bujar Qamili.

Ai ishte infektuar me coronavirus, që njëherësh ia përkeqësoi gjendjen mjaft shumë.


I ftuar në emisionin “Rudina”, artisti nga Shkodra ka folur më shumë për betejën e tij me COVID-19.

Bujar Qamili (Foto: YouTube)

Siç ka treguar edhe më herët, ai kaloi në gjendje kome për disa ditë dhe eksperienca e tij ka qenë një ndër më të vështirat.

Gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët thotë se u detyruan t’ia lidhnin duart pasi dilte jashtë kontrollit.

“Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare ‘armikut mos ia pafsha’. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë”.

“Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdek, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori