LAJMI I FUNDIT:

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Këngëtari i njohur zhanrit folklorik Bujar Qamili, ka folur së fundmi për periudhën tejet të vështirë shëndetësore me të cilën u përball dy vjet më parë kur u infektua me coronavirus.  

Infektimi me Covid 19 e futi këngëtarin Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”. Ai u shpreh mirënjohës ndaj djalit, që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital.


“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”.

Qamili kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën me të birin.

“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”.

Në trend Magazina

Më shumë
Investimet e mëdha të Modric - ka një shtëpi luksoze në Zarë, një apartament në Zagreb e një vilë në Madrid

Investimet e mëdha të Modric - ka një shtëpi luksoze në Zarë, një apartament në Zagreb e një vilë në Madrid

Magazina

"Është vetëm një", modelja shqiptare publikon në rrjete sociale Lepa Brenan

Magazina
Mbesa e Trump mori gjithë vëmendjen në fjalimin e parë publik: Për mua, ai është një gjysh normal

Mbesa e Trump mori gjithë vëmendjen në fjalimin e parë publik: Për mua, ai është një gjysh normal

Magazina
Bashkë prej shumë muajsh - Erolld Belegu dhe Diola Dosti e shprehin dashurinë edhe përmes fotografive

Bashkë prej shumë muajsh - Erolld Belegu dhe Diola Dosti e shprehin dashurinë edhe përmes fotografive

Magazina
Ndau rrugët me menaxherin e tij, flet Bardhi: Ka qenë në mënyrë paqësore, e kemi ndarë kafshatën e bukës bashkë për katër vjet

Ndau rrugët me menaxherin e tij, flet Bardhi: Ka qenë në mënyrë paqësore, e kemi ndarë kafshatën e bukës bashkë për katër vjet

Magazina
Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy zbulojnë datën e lansimit të projektit të ri

Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy zbulojnë datën e lansimit të projektit të ri

Magazina
Kalo në kategori