LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Nuk kam thënë se jam kundër teknologjisë VAR, jam kundër abuzimit me të

Buffon: Nuk kam thënë se jam kundër teknologjisë VAR, jam kundër abuzimit me të

Gianluigi Buffon ka reaguar ndaj raportimeve që u krijuan në lidhje me VAR-it, duke sqaruar se nuk ka qenë asnjëherë kundër, porse nuk duhet të abuzohet me të.

Kapiteni i Juventusit është kritikuar për ankesat e tij ndaj teknologjisë VAR (ndihmesë e ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin nëpërmjet xhirimeve), pasi kishte thënë se e ka shndërruar futbollin në vaterpolo me ndërprerje të vazhdueshme.


Buffon paralajmëron: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do luaj edhe një vit tjetër
Lexo po ashtu Buffon paralajmëron: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do luaj edhe një vit tjetër

“Siç kam thënë nga fillimi, do të jetë një mjet shumë i dobishëm dhe asnjëherë nuk kam qenë se jam kundër”.

“Është e turpshme që mediat e deformojnë konceptin kur dikush përpiqet të japë një kritikë konstruktive”.

“Unë jam 40 vjeç, jam në futboll qe 23 vite, nuk jam idioti i fundit për t’u kthyer. Ndoshta idiot e parafundit…”.

“Unë thjesht kam thënë se VAR duhet të shfrytëzohet jo të abuzohet. Asnjëherë nuk kam thënë se jam kundër – unë jam pro”, ka deklaruar Buffon për Rai Sport. /Telegrafi/