Sipas numrit një të Juventusit dhe Kombëtares italiane, Conte po i trajton të gjithë lojtarët si të barabartë dhe kjo është e suksesshme për Italinë.

“Conte ka dashur të lërë menjëherë shenjë në skuadër si nga pikëpamja taktike ashtu për sa i përket impenjimit. Të gjithë lojtarët e kombëtares i trajton në të njëjtën mënyrë dhe kjo po i jep frytet”.


“Conte të mëson të djersitësh dhe se si t'i kalosh vështirësitë psikologjike. Ndikimin e tij u pa qartë te Juventusi dhe unë besoj kështu do të jetë edhe në kombëtare”.
“Të luash me ekipet e Lindjes është gjithmonë e vështirë, sepse këto skuadra japin 120% kur kanë përballë Italinë. Në takime të tilla futbollistët lindorë kërkojnë të bien në sy, që të transferohen në kampionate më të rëndësishme".

"Bullgaria do të jetë një pengesë serioze, por nëse zbresim në fushë me sjelljen e duhur, mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Buffon. /Telegrafi/

telegrafi sport app