LAJMI I FUNDIT:

Buffon këshillon Donnarummën

Buffon këshillon Donnarummën

Giangluggi Buffon ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Sky Sport”, disa javë para fillimit të asaj që mund të jetë sezoni i tij i fundit si lojtar.

“Ky është një vit që unë do të gëzoj, do të jap më të mirën dhe jam i intriguar për të parë se si do ta bëj këtë gjë.”


Në lidhje me trashëgimtarin e tij, Gigi nuk ishte i shqetësuar “Juventusi është një klub i fortë, me rrënjët dhe një histori të tillë të madhe, që mund të kapërcejë mungesën time apo të dikujt më të mirë se unë.” Duke folur për rastin “Donnarummës”.

Portieri legjendar kishte vetëm një këshillë: “Tani për tani ndonjë frazë e imja e rrit konfuzionin. Ajo që mund t’i them është që të zgjedhë atë që me të vërtetë e bën të lumtur”. /Telegrafi/