LAJMI I FUNDIT:

BSPK: Rreth 7 mijë punëtorë në Kosovë marrin paga nga 80 euro

BSPK: Rreth 7 mijë punëtorë në Kosovë marrin paga nga 80 euro

Rreth 7 mijë punëtorë në Kosovë marrin pagë nga 80 euro në muaj.

Kështu ka thënë nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarur të Kosovës, Atdhe Hykolli gjatë publikimit të profilit të shëndetit dhe sigurisë në punë nga organizata International Labour Organization.


Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti theksoi se siguria dhe shëndeti në punë është prioritet i Qeverisë Kurti, andaj sipas tij kjo është edhe në plan qeverisës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë së punëtorëve

“Për të parandaluar rreziqet në punë, masat e para janë shtimi i numrit të inspektorëve, ngritja e kapaciteteve për trajtimin e ankesave të punëtorëve dhe ligji për lehonat”, tha ai.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati tha se dy objektivat e tyre janë siguria dhe shëndeti punë si dhe luftimi i informalitetit.

Ai tha se numri aksidenteve me fatalitet në punë është në rënie, derisa shtoi se mirëpresin idenë e qeverisë për rritjen e numrit të inspektorëve.

“Jemi të përkushtuat që objektivat tona t’i çojmë përpara dhe ky dokument i organizatës së punës do të na ndihmojë shumë. Prandaj, jemi të përkushtuar dhe së bashku gjatë kësaj periudhe do t’ia dalim. Aksidentet në punë me fatalitet janë në rënie, dhe besojmë që mekanzimat tona që ti parandalojmë aksidentet në punë”, tha Kastrati.

Nënkryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se çdo kush ka të drejt të punoi, por edhe pa diskriminim, megjithatë sipas tij në mungesë të Këshillit Ekonomik Social ka shumë probleme që duhet të zgjidhen, siç është edhe paga minimale.

Diskriminuese sipas tij është se rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin pagë nga 80 euro në muaj.

“Kosova ka një pagë minimale që është shumë diskriminuese. Mbi 7 mijë vetë marrin pagë 80 euro. Paga minimale është shumë diskriminues. Asnjë vend në rajon nuk është më keq se Kosova në aspektin e papunësisë”, theksoi Hykolli. /KP/Telegrafi/