LAJMI I FUNDIT:

BSPK përkrah sindikatën e Telekomit lidhur me pagat

BSPK përkrah sindikatën e Telekomit lidhur me pagat

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK ) përmes një komunikate ka përkrahur veprimet e Sindikatës së Telekomit lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e kësaj kompanie.

Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve për ulje pagash për punëtorët e Telekomit , BSPK përkrah reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit, e cila kishte kundërshtuar vendimin në lidhje me pagat.


Gjithashtu përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform Ligjit të Organizmin Sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/