LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes mori një ‘ofertë astronomike’ për t’u larguar nga Manchester United në janar

Bruno Fernandes mori një ‘ofertë astronomike’ për t’u larguar nga Manchester United në janar

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, ka marrë një ‘ofertë astronomike’ për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë janarit, sipas raportimeve të fundit.

29-vjeçari ishte bërë pjesë e Untiedit në vitin 2020 për shumën e 55 milionë eurove, pas një aventure në Portugali tek Sporting Lisbona.


Mesfushori ka bërë deri më tash 215 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar plotë 71 gola. “Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në pozitën e shtatë në elitën e futbollit anglez, teksa këtë sezon Fernandes ka qenë autor i tre golave dhe katër asistimeve.

Kontrata e tij aktuale me klubin anglez skadon në 2026, ndërsa United e ka opsionin për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër, ani pse ata me shumë mundësi do kërkojnë ta zgjasin atë edhe më shumë se kaq.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndalur klubet tjera që të përcjellin me vëmendje situatën e Brunos, pasi një ekip jashtë Evropës raportohet se i ka bërë një ‘ofertë astronomike’ gjatë janarit.

Sipas mediumit portugez Record, Fernandez ka refuzuar një ofertë nga klubi arab Al-Hilal muajin e kaluar, me pretekstin se ka ende ‘gjëra për të bërë’ në Evropë.

Al-Hilal tashmë ka në skuadër emra si Neymar, Malcolm dhe Ruben Neves, teksa ata bën përpjekje për të ribashkuar Fernandes me trajnerin Jorge Jesus, pasi dyshja kishin punuar më herët tek Sporting Lisbona./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori