LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin

Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ka thënë se ai u bashkua me Manchester Unitedin për të ndihmuar klubin të fitojë trofe dhe është i etur për këtë.

Unitedi firmosi me Fernandesin nga Sporting Lisbona në afatin kalimtar të janarit, dhe portugezi ka qenë në formë të lartë deri tani në Old Trafford.


Kalimi te Djajtë e Kuq ka qenë një ëndërr për portugezin, i cili ka pasur referenca të mira nga bashkëkombësit e tij, Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani.

'Mesazhet e zbuluara nga Whatsappi" tregojnë anën brutale të Bruno Bernandesit te Manchester United dhe humbja nuk është opsion
Lexo po ashtu 'Mesazhet e zbuluara nga Whatsappi" tregojnë anën brutale të Bruno Bernandesit te Manchester United dhe humbja nuk është opsion

“Nënshkrimi për Unitedin ishte e njëjta ndjenjë si kur firmosa për Sportingun në Portugali: ëndrra për të luajtur për një klub të madh në Portugali, për të qenë në Ligën Premier, për të përfaqësuar klubin më të mirë anglez në vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Fernandes për Canal 11.

Bruno Fernandes (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Ardhja në një klub që nuk ka fituar kohëve të fundit, por është i uritur për të fituar, është ajo që i duhet një lojtari”.

“Të kesh emra si Cristiano dhe Nani, të cilët fituan trofe të mëdhenj këtu, më bën të dëshiroj të përpiqem të kem edhe unë ato arritje”.

Fernandes rrëfen për ndikimin që patën fjalët inkurajuese të ‘idhullit’ Ronaldo
Lexo po ashtu Fernandes rrëfen për ndikimin që patën fjalët inkurajuese të ‘idhullit’ Ronaldo

“Nani, me të cilin pata mundësinë të punoj në Sporting, gjithmonë më fliste shumë mirë për Manchesterin Unitedin”.

“Dhe fakti që Cristiano u dha referenca të mira njerëzve që ishin duke pyetur për mua para nënshkrimit tim, më bën krenar për atë që po bëja”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori