LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe e interesuar të investoj në miniera dhe Brezovicë

Britania e Madhe e interesuar të investoj në miniera dhe Brezovicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar sot se janë të interesuar të investojnë në Kosovë, në fushën e minierave dhe Brezovicë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik.

Ministri Gashi e ka informuar ambasadorin britanik për dy dikasteret: të Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, dhe për këtë të fundit ka përmendur sfidat dhe përparësitë e investimeve të huaja në Kosovë.

“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë Gashi. /Teelegrafi/