LAJMI I FUNDIT:

Britania deporton emigrantët shqiptarë me aeroplanë privat

Britania deporton emigrantët shqiptarë me aeroplanë privat

Tabloidi britanik “The Sun” ka reaguar ashpër për shpenzimet e larta që po paguan qeveria britanike për të kthyer mbrapsht në vendet e tyre, emigrantët e dëbuar apo krimineët, përfshirë edhe ata shqiptarë. Theksin e ka vënë në faktin që ata po depërtohen me avionë privatë ku thuajse më shumë se gjysma e vendeve janë bosh.

“Me avionë privatë gjysmë bosh të paguar nga taksapaguesit (britanikë) janë duke u depërtuar emigrantët ilegalë dhe të huajt që kanë shkelur ligjin”, shkruan “The Sun”.


35 avionë të angazhuar nga Home Office fluturuan për të kthyer në vendet e tyre rreth 1500 persona nga Pakistani, Xhamaika, Nigeria dhe Gana. Në një avion drejt Pakistanit ishin 29 të depërtuar dhe 62 persona nga stafi dhe 177 vende bosh.

Në një udhëtim drejt Xhamaikës, u panë 42 persona që do të ktheheshin mbrapsht dhe një staf prej 138 personash.

Kurse, në një udhëtim drejt Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht 36 persona, u mor një avion me 111 vende.

Reagimi ka ardhur pasi Home Oficce deklaroi vitin e kaluar 2.1 milion paund shpenzime vjetore për të tilla kthime dhe kostoja ishte e lartë pasi mjaft bileta ishin anulluar pasi azilkërkuesve iu ishte dhënë e drejta e ankimimit. 250,000 paund u deshën vetëm për të kthyer në vendin e tij vetëm një maroken.