LAJMI I FUNDIT:

Brikey: Eksperienca në Big Brother të ndihmon, nëse di si ta shfrytëzosh

Brikey: Eksperienca në Big Brother të ndihmon, nëse di si ta shfrytëzosh
Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikenda Karricaj, ka ndarë mendimin lidhur me ndikimin që ka pasur përvoja në këtë reality shou në jetën dhe karrierën e saj.

E pyetur nëse qëndrimi në shtëpinë më të famshme e ka ndihmuar, Brikey është shprehur se gjithçka varet nga mënyra se si një person e shfrytëzon këtë eksperiencë.

“Eksperienca në Big Brother të ndihmon – aq sa di ta shfrytëzosh ti. Nuk ka rëndësi sa gjatë qëndron aty, as çfarë bën brenda. Me rëndësi është si del dhe çfarë bën mbrapa”, tha ajo.


Foto: Screenshot/Instagram

Sipas saj, nuk janë dramat, spektakli apo kohëzgjatja brenda shtëpisë që përcaktojnë suksesin, por aftësia për të reflektuar dhe për të ndërtuar diçka më të madhe pas daljes nga formati.

“Ajo që ka vlerë është të dish si ta përkthesh atë eksperiencë në punën tënde dhe në atë që dëshiron nga jeta. Për mua ka pasur efekt pozitiv dhe unë nuk jam ndalur asnjëherë”, ka theksuar Brikenda.

Të gjitha lajmet nga Brikenda Karricaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brikenda Karricaj

Deklarata e saj sjell një perspektivë ndryshe nga ajo që shpesh përçohet në publik -se formatet televizive si Big Brother janë thjesht platforma për famë të shpejtë dhe jetë të përkohshme në qendër të vëmendjes.

Për ish-konkurrenten, kjo ka qenë një mundësi për të kuptuar më mirë veten, për të krijuar një lidhje më të fortë me publikun dhe për të ndërtuar një rrugëtim më të qëndrueshëm në jetë dhe karrierë.


Rruga e saj pas daljes nga formati duket se është karakterizuar nga angazhimi i vazhdueshëm dhe përkushtimi ndaj qëllimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë Ferrari nga një person anonim

Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë Ferrari nga një person anonim

Magazina
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Hodhi ‘akuza’ kundrejt saj, Selvije Jao e thumbon haptazi Shpat Kasapin

Hodhi ‘akuza’ kundrejt saj, Selvije Jao e thumbon haptazi Shpat Kasapin

Magazina
Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim, nuk do të heshtë më

Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim, nuk do të heshtë më

Magazina
Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindje me një video të afërt, shtohen dyshimet për një romancë mes tyre

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindje me një video të afërt, shtohen dyshimet për një romancë mes tyre

Magazina
Lirohet Noizy: Një keqkuptim i rëndë, mama ia dola

Lirohet Noizy: Një keqkuptim i rëndë, mama ia dola

Magazina
Kalo në kategori