LAJMI I FUNDIT:

BREXIT do të rritë faturat e energjisë në BE

BREXIT do të rritë faturat e energjisë në BE

BREXIT mund të rrisë faturat e energjisë, sepse barrierat tregtare kërcënojnë të rrisin koston e importimit të gazit dhe energjisë elektrike në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

EDF dhe Engie e Francës dhe organi i industrisë energjetike të Britanisë së Madhe u kërkuan politikanëve të shmangnin vendosjen e tarifave ose barrierave në tregtinë e energjisë përgjatë kufijve.


Në një letër drejtuar Jean-Claude Juncker, presidentit të Komisionit Evropian dhe kryeministres britanike Theresa May, ata thanë se vendosja e kostove për përdorimin e interkonektorëve do të goditnin konsumatorët dhe do të cenonin betejën kundër ngrohjes botërore, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Rrjedha e lirë e energjisë nëpër interkonektorë ishte e domosdoshme për të mbajtur një fushë loje të barabartë që i ul shpenzimet për konsumatorët dhe siguron de-karbonizim dhe siguri të furnizimit”, thanë grupet. Ndërlidhësit aktualisht përbëjnë 6 për qind të furnizimit me energji elektrike britanike, por kjo pjesë pritet të rritet së shpejti në një të pestën e totalit. /Telegrafi/