LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë superluksoze që duan ta blejnë Beyonce dhe Jay Z (Foto)

Brenda shtëpisë superluksoze që duan ta blejnë Beyonce dhe Jay Z (Foto)
Bey dhe Jay

Beyonce dhe Jay Z së fundi janë duke u interesuar për një rezidencë mega-milionëshe në Los Angeles.

Këngëtarja 34 vjeçare dhe burri i saj, reperi 46 vjeçar, janë duke planifikuar që të harxhojnë 93 milionë dollarë në një shtëpi super luksoze 3.000 metra katrorë, e cila ka 10 dhoma gjumi dhe 20 banja, siç raportohet në ueb faqen zyrtare të shitësit të saj, transmeton koha.net.


jay

Rezidenca super e madhe përfshinë edhe një banjë të madhe prej 500 metrash katrorë, si dhe një sallon bukurie, dhomë të masazhit, përfshirë edhe një pishinë të brendshme me një ujëvarë.

Prona mahnitëse u ndërtua në vitin 2016, e cila ka edhe një kinema shtëpiake profesionale me hyrje të veçanta.

Kjo rezidencë në Los Angelos fillimisht në prill të këtij viti u vlerësua për 150 milionë euro, e cila përfshinte fushën e tenisit dhe basketbollit, një shteg privat për shëtitje, qendër të fitnesit dhe një bar.

Ka garuzhda për 10 vetura, plus një parking të brendshëm për 50 vetura.