LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë luksoze 13.7 milionë dollarëshe të Ariana Grandes në Los Angeles

Brenda shtëpisë luksoze 13.7 milionë dollarëshe të Ariana Grandes në Los Angeles

Fotografitë e reja tregojnë se sa vërtetë e madhe është shtëpia e Arianës Grandes në Hollywood Hills, të cilën ajo e bleu së fundmi.

Prona në vlerë 13,7 milionë dollarë i jep një pamje panoramike princeshës së muzikës pop, 26-vjeçare të Los Angelesit nga pishina e saj luksoze dhe ballkoni me pamje të mrekullueshme.


Shtëpia ka gjithashtu një bodrum me 300 shishe verë dhe një palestër gjigante, shkruan DailyMail.

Shtëpia me stil bashkëkohor është projektuar nga firma me bazë në Los Angeles, iDGroup.

E vendosur mbi një kodër, shtëpia me tri nivele karakterizohet me pamje kanionesh-oqeanike në çdo dhomë, një pishinë dhe një dhomë luksoze të pritjes, sipas Los Angeles Times, që ishte gazeta e cila raportoi edhe lajmin për blerjen.

Publikohet lista e 25 muzikantëve më të paguar të vitit - Kanye West, Elton John dhe Ariana Grande në krye të saj
Lexo po ashtu Publikohet lista e 25 muzikantëve më të paguar të vitit - Kanye West, Elton John dhe Ariana Grande në krye të saj

Prona e bukur është e vendosur në lagjen Bird Streets, një zonë me shtëpitë mbi kodra për shumë të famshëm.

Shtëpia e re e Arianës është mjaft e bollshme, me katër dhoma gjumi, një zyrë dhe shtatë banjo, duke bërë që shtëpia luksoze të ketë mbi 10,000 metra katrorë.

Ariana Grande (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Dyshemetë prej druri të ngurta dhe tavanet me lartësi prej 16 metrash shtojnë shumë hapësirë dhe një element tjetër modern në shtëpinë e sofistikuar, kodrinore.

Gjithashtu shtëpia e këngëtares ka një bodrum me rreth 300 shishe vere, studio muzikore, palestër, ballkone dhe bar, shtëpia është vendi i përsosur për Arianën që të izolohet në të.

Ariana e fitoi shtëpinë në një marrëveshje jashtë tregut për miliona më pak sesa reklamohej dikur.

Shtëpia është hedhur në treg për 25.5 milionë dollarë në vitin 2018, dhe së fundmi ishte me çmim 17.495 milionë dollarë, raporton LA Times.

Përveç shtëpisë së re, Ariana ka qenë aktive gjatë karantinës.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj të ri me Lady Gagën, këngën “Rain On Me”, e cila është renditur e dyta në Apple iTunes Global Top 100 muajin e kaluar.

Ajo gjithashtu raportohet se është izoluar me të dashurin e saj të ri, sekserin Dalton Gomez, me të cilin ka qenë në lidhje që nga janari.

Duke folur për njerëzit me të cilët Ariana Grande kaloi karantinën, një burim i tha më parë Revistës People: ‘Një nga njerëzit me të cilët ajo po e kalon karantinën tani është Dalton – ata janë bashkë që disa muaj. Ariana nuk dëshiron të bëjë një marrëdhënie tjetër publike, kështu që ajo po përpiqet ta mbajë këtë të qetë, por ajo duket shumë e lumtur me Dalton”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e "Eurovison 2024": Shqipëria në pritje të rezultatit

Magazina
Performanca me meshkujt balerinë të veshur me tanga - përfaqësuesja e Spanjës merr vëmendjen në 'Eurovision 2024'

Performanca me meshkujt balerinë të veshur me tanga - përfaqësuesja e Spanjës merr vëmendjen në 'Eurovision 2024'

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori