Kulti kontrovers ‘Mbreti i Hekurt’ i krijuar më 1970, që nga vendasit njihet si Haring Bakal, ka filluar së fundmi të shtrihet në të gjithë Filipinet.

Anëtarët e devotshëm i nënshtrohen procesit të rrezikshëm, me të cilin besohet se ua mbështjell trupin me ‘pancir’ – gjatë goditjeve me hanxharë, që nuk lë shenja gjaku, transmeton Telegrafi.

Videoja e fundit shfaqë ritualin bizar, sipas të cilit pretendohet se largohen shpirtrat e ligë, shëron sëmundje dhe i bekon ata me superfuqi njerëzore.

Organizata religjioze, që në fillim numëronte rreth 100 anëtarë, mblodhi ithtarë duke treguar legjenda për ushtarët e saj të pamposhtur, që nënshtronin lehtë armikun në beteja.

Ky kult që ka gjetur shtrirje në zonat e prapambetura, numëron numër të madh pjesëtarësh, në mesin e të cilëve ushtarë dhe policë, që duan të kujdesen për sigurinë e tyre.

Nuk bëhet e ditur nëse ndonjë anëtar është lënduar gjatë procesit të goditjeve, apo ka menduar se vërtetë ka ‘pancir’ dhe ka provuar ta shpojë vetën me ndonjë armë. /Telegrafi/