LAJMI I FUNDIT:

Brenda dhomës së gjumit të fëmijëve të Kylie Jenner

Brenda dhomës së gjumit të fëmijëve të Kylie Jenner

Kylie Jenner tregoi dhomën e gjumit të vajzës së saj katërvjeçare Stormi dhe djalit të mitur në një video të re, e cila u dha 357 milionë ndjekësve të saj në Instagram një paraqitje të shkurtër të veshjeve të tyre të shtrenjta, mobiljeve minimaliste dhe produkteve të zakonshme.

Përveç ndarjes së një vështrimi të rrallë ndaj djalit të saj të vogël teksa fërkonte butësisht balsamin qetësues të markës së saj të bebeve në këmbët e tij, manjatja e grimit postoi foto të ‘hapësirave të saj të preferuara’ në dhomat e dy fëmijëve të saj.


Kjo përfshinte një kalë të vogël lëkundës prej druri, një stol hiri me një batanije me vija pranë një peme ulliri në një shportë, rafte të bardhë me shporta hiri, disa libra për fëmijë dhe një tren lodër.

Një tjetër ishte e kompletuar me një tavolinë të vogël nën një pikturë rozë me gra që qëndronin krah për krah.

Brenda dhomës së djalit të Kylie Jenner
Lexo po ashtu Brenda dhomës së djalit të Kylie Jenner

24-vjeçarja shkrepi gjithashtu fotot të dollapit të Stormit, i cili ishte i mbushur me pjesë në modë si një maskë Fendi rreth 310 euro, një kapele rozë rreth 675 euro Prada, top volejbolli lëkure Louis Vuitton rreth 2650 euro, sandale Gucci rreth 590 euro dhe pantofla rreth 390 euro.

Më herët gjatë muajit qershor në një fotografi të ndarë nga Kylie, Travis Scott mund të shihet i shtrirë në shtrat teksa hante pranë vajzës së tyre.

“Gëzuar ditën e babait babi, ne të duam”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit që mblodhi më shumë se 9.7 milionë pëlqime.


Djali i vogël i tyre ishte mbështjellë me një batanije të bardhë dhe kishte një ‘emoji’ me zemër kafe që mbulonte fytyrën e tij. /Telegrafi/