LAJMI I FUNDIT:

Brenda bunkerit të fshehtë të ndërtuar në malet e Suedisë gjatë Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Brenda bunkerit të fshehtë të ndërtuar në malet e Suedisë gjatë Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Janë publikuar disa imazhe të një bunkeri, që së fundmi është zbuluar dhe që ishte ndërtuar thellë në male gjatë Luftës së Ftohtë.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ai duket në gjendje shumë të mirë që kur ishte braktisur nga agjentët sekret, transmeton Telegrafi.


I ndërtuar në fshehtësi në male në pjesën jugore të Suedisë, ky bunker dikur shërbente si bazë për vëzhgimin e aktiviteteve të ushtrisë së Bashkimit Sovjetik.

Lokacioni i saktë i bunkerit nuk është zbuluar nga personat që e kanë gjetur, dhe nuk hezituan të futen brenda tij me bateri dore dhe kamera.

Besohet se bunkerë të ngjashëm ishin ndërtuar në pjesë të ndryshme të Suedisë. Por, brenda këtij bunkeri siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara më poshtë nuk mungonte asgjë.

Të gjithë ata që punonin brenda tij kishin kuzhinën për të përgatitur ushqim, ndërsa nga jashtë është ruajtur nga agjentët sekret. /Telegrafi/