LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve, 532 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Brenda 24 orëve, 532 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 532 gjoba për mosrespektim të masave të masave të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalim të përhapjes së virusit korona.


Ndërkohë që në vend, aktualisht janë 6 mijë e 714 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi e deri më tani është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 519 raste të vdekjes. /Telegrafi/