Perspektiva ekonomike pozitive e Ballkanit Perëndimor është e pakontestueshme, ndërsa rritja mesatare e BPV në vitin 2020 pritet të jetë afër katër për qind.

Këtë në Sarajevë e deklaroi sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim Majlinda Bregu në takimin e Bordit të organizatës, e cila është lloj të trupit operativ të vendeve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJ), themelues i të cilit është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Rajoni shënon progres dhe ka perspektivë ekonomike pozitive. Në vitet paraprake rajoni realizonte rritje të pandërprerë ekonomike, me ç’rast analistët pajtohen se ky trend do të vazhdojë edhe në afat të mesëm, ndërsa parasheh se trendi do të përforcohet dhe se në vitin 2019 rritja mesatare do të jetë 3,5 për qind, derisa në vitin 2020 ai do të arrijë 3,8 për qind”, deklaroi Bregu.

Ajo shtoi se sfidat e ardhshme do të jenë gjithnjë e më të mëdha.

“Është reale të pritet se programi për punë të Bashkimit Evropian do të ketë ndikim edhe në procesin e zgjerimit të vet me Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht do të kontrollohen kredibiliteti dhe gatishmëria e Ballkanit Perëndimor t’i përmbushë kriteret dhe të bashkëngjitet drejt BE-së”, tha Bregu./Telegrafi/