LAJMI I FUNDIT:

Brazili goditet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat shkojnë deri në 42.5 gradë Celsius

Brazili goditet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat shkojnë deri në 42.5 gradë Celsius

Paralajmërimet janë lëshuar për pothuajse 3 mijë qytete në të gjithë Brazilin, ku është regjistruar një valë ekstreme e të nxehtit.

Në Rio de Janeiro janë regjistruar temperaturat prej 42.5 gradë Celsius të dielën, një rekord për nëntorin dhe lagështia e lartë e së martës e ndihmoi atë të ndjehej si 58.5 gradë.


Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë të paktën deri të premten, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ia atribuuan këtë fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike. Qyteti i Sao Paulos regjistroi temperatura mesatare prej 37.3 gradë të martën pasdite, njoftoi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

Qytetarët i cilësojnë si të pamundura problemet e motit dhe se janë të rraskapitur gjatë aktiviteteve.

Vala e të nxehtit, e cila vjen më shumë se një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore, ka çuar në një rritje rekord të konsumit të energjisë në Brazil, ndërsa njerëzit përpiqen të freskohen. /Telegrafi/