LAJMI I FUNDIT:

Brazilania e martuar me një kukull, thotë se është në pritje të fëmijës së dytë

Brazilania e martuar me një kukull, thotë se është në pritje të fëmijës së dytë

Një grua e cila u bë temë pasi u martua me një kukull ka bërë të ditur se tani pret fëmijën e dytë me të dhe shpreson se kjo do të ndihmojë në shpëtimin e martesës së tyre pasi zbuloi se burri i saj e tradhtoi.

Meirivone Rocha Moraes, nga Brazili është bërë virale shumë herë viteve të fundit, pasi ndau romancën e saj me një kukull prej lecke, transmeton Telegrafi.


Gruaja 37-vjeçare ishte e emocionuar kur njoftoi se po pret një fëmijë tjetër me burrin e saj kukull – duke treguar një test shtatzënie në TikTok që duket të jetë pozitiv.

Videoja ka grumbulluar qindra mijëra shikime dhe çifti ‘thotë’ se janë të lumtur dhe shpresojnë të jetë vajzë.

Çifti tashmë kanë një djalë, të cilin e mirëpritën vitin e kaluar pas martesës, pasi nuk donin ta bënin fëmijën jashtë martese. Në ceremoninë e martesës së tyre morën pjesë 250 të ftuar.

“Jam shumë e lumtur sepse jam sërish shtatzënë me Marcelon”, tha Meirivone. “Kësaj radhe do të kemi një vajzë”.

“Ne me të vërtetë donim të bënim përsëri fëmijë, Marcelo vazhdonte të pyeste se kur do të kemi një fëmijë tjetër, dhe unë thashë një ditë”. /Telegrafi/