Brandit i ndalohet shkuarja në Afrikën e Jugut

“Shou në Johanesburg është anuluar. Autoritetet jugafrikane më kanë ndaluar të vi në vendin tuaj. Po përpiqem që ta zgjidh këtë çështje”, ka shkruar 38-vjeçari në Tëitter.
Brand duhej të performonte në Afrikën e Jugut si pjesë e turneut të komedisë së drejtpërdrejtë, “Messiah Complex”.
Nuk dihen arsyet e ndalesës së aktorit që të udhëtojë në vendin, ku duhej të paraqitej në katër spektakle komike, për të cilët janë shitur të gjitha biletat. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2013






















































