Bradley Cooper dhe Irina Shayk vazhduan të ndezin thashethemet për pajtim të mërkurën (8 shtator), pasi të dy u panë duke ndarë një përqafim në rrugët e New Yorkut.
Aktori i “Nightmare Alley”, 47 vjeç, dhe modelja ruse, 36 vjeçe, u përqafua ndërsa bënin një shëtitje me vajzën e tyre Lea De Seine, pesë vjeçe.
Dyshja më pas u panë duke shëtitur së bashku ndërsa të dy mbanin për dore të bijën.
Cooper kishte një pamje të qetë gjatë daljes, i veshur me një bluzë të zezë, pantallona sportive gri dhe atlete të bardha dhe portokalli.
Ndërkohë modelja e pasarelave ishte e veshur me një këmishë të zezë, pantallona të gjerë dhe atlete, shkruan DailyMail.
Modelja e “Sports Illustrated Swimsuit Issue” mbrojti sytë nga dielli me një palë syze të zeza. Ajo përshtati pamjen me një çantë të zezë, me një zinxhir të artë, të vendosur mbi supe.
Ndërkohë vajza e tyre dukej e lezetshme si gjithmonë me një fustan ngjyrë vjollce me yje të verdhë.
Dalja vjen pasi u raportua se çifti po mendonin për rindezjen e romancës së tyre, pasi Irina së fundmi ndau një foto me pushime familjare ku të dy dukeshin komod në Bahamas.
Modelja ruse dukej mbresëlënëse me bikini teksa ishte mbështetur në shpatullën e Bradleyt, i cili kishte veshur pantallona të shkurtë të zi.
Irina ndezi dhe më shumë thashethemet teksa i përshkruajti imazhet me një ’emoji’ të thjeshtë me zemër të kuqe.
Javën e kaluar u raportua se Bradley dhe Irina po mendojnë për të pasur më shumë fëmijë së bashku.
Edhe pse ata u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur bashkë-prindër shumë miqësorë që atëherë.
“Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të kthehen së bashku”, ka deklaruar një burim.
Burimi pohoi se Irina ‘do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër’ dhe se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide.
Ajo dhe Bradley u lidhën fillimisht në vitin 2015 përpara se të dilnin publikisht si çift në vitin 2016, duke mirëpritur vajzën e tyre të vogël në 2017 dhe më pas nisën rrugët e tyre të ndara në 2019.
Edhe pse Bradley u përfol se ishte në lidhje me të besuarën e ngushtë të Hillary Clinton, Huma Abedin, media raporton se ata ishin përfshirë vetëm rastësisht.
Ndërkohë historia e takimeve të Irina përfshin lidhjen me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe vitin e kaluar ajo u lidh për pak kohë me Kanye West pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Keisi Medini thekson linjat trupore në bikini

Eric Andre zbulon se ka humbur afro 18 kilogramë

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë