LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt zbulon betejën e tij me gjendjen e rrallë me ‘verbëri të fytyrës’ – prozopagnozia që ia vështirëson njohjen e njerëzve

Brad Pitt zbulon betejën e tij me gjendjen e rrallë me ‘verbëri të fytyrës’ – prozopagnozia që ia vështirëson njohjen e njerëzve

Brad Pitt ka folur për betejën e tij me një gjendje të rrallë të ‘verbërisë së fytyrës’ – duke pranuar se ‘askush nuk e beson’ kur ai flet për të.

Aktori, 58 vjeç, beson se vuan nga prozopagnozia, një paaftësi për të njohur fytyrat që zakonisht prek personin për pjesën më të madhe ose të gjithë jetës së tyre.


Shumë njerëz me këtë gjendje nuk mund t’i njohin as anëtarët e familjes, partnerët ose miqtë dhe përballen duke përdorur mënyra alternative për të njohur njerëzit, si për shembull të kujtojnë mënyrën se si ata ecin, ose flokët, zërin ose veshjen e tyre.

Ndërkohë që Brad nuk është diagnostikuar zyrtarisht me këtë gjendje, ai ka besuar prej kohësh se është i sëmurë dhe ka pranuar se shqetësohet se kjo ka bërë që njerëzit të mendojnë se ai është i largët ose i përmbajtur rreth njerëzve.

“Askush nuk më beson! Unë dua të takoj një tjetër person me prozopagnozi”, tha Pitt për revistën “GQ”, shkruan DailyMail.

Theksojmë që Brad foli edhe më parë për betejën e tij me këtë gjendje në vitin 2013, për “Esquire”.

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj ata”, kishte deklaruar aktori.

“Pastaj thonë ‘ju jeni egoist. Jeni mendjemadh’ Por është një mister për mua. Nuk arrij ta dalloj një fytyrë”, ka thënë tutje ai.

Në vitin 2017, një studim ka zbuluar se fëmijët që konsideroheshin nën peshë kur lindën, janë më të paaftë në njohjen e fytyrave kur janë më të rritur.

Studiuesit besojnë se të kesh një peshë të ulët në lindje është e lidhur me dëmtimet në mënyrën se si zhvillohen pjesët e trurit, duke përfshirë ato zona që kanë të bëjnë me informacionin vizual.

Rreth 2.5 për qind e popullsisë mendohet se është prekur në një farë mase, komedianin Stephen Fry dhe ish-sekretarja e Shëndetësisë, Patricia Hewitt janë në mesin e atyre që kanë pranuar se vuanin nga ‘verbëria e fytyrës’.

Në intervistën e tij në GQ, Brad dha një vlerësim të zymtë të gjendjes njerëzore ndërsa ai po kalonte nga kolapsi i martesës së tij pesëvjeçare me aktoren Angelina Jolie.

“Unë mendoj se të gjitha zemrat tona janë thyer. Gjithmonë ndihesha shumë i vetmuar në jetën time, i vetmuar kur u rrita si fëmijë, i vetmuar edhe këtu, dhe në të vërtetë deri vonë nuk kam pasur një afërsi më të madh të miqve dhe familjes sime.

Brad Pitt tregon filmin që nuk do të kishte dashur ta xhironte
Lexo po ashtu Brad Pitt tregon filmin që nuk do të kishte dashur ta xhironte

Pavarësisht ndjenjës mbizotëruese të izolimit, ai pranoi se gjeti komunitet dhe miqësi përmes vendimit të tij për të hequr dorë nga alkooli në 2016.

I sapo divorcuar, aktori kaloi 18 muaj duke ndjekur takimet e rregullta të Alkoolikëve Anonim, ndërsa përqafoi parimet thelbësore të grupit për abstinencën nga të gjitha substancat që ndryshojnë mendjen.

Brad, një duhanpirës i përjetshëm, gjithashtu mori vendimin për të hequr cigaret nga jeta e tij, duke zgjedhur në vend të kësaj të zëvendësojë duhanin me çamçakëz me aromë nikotine. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Lumbardhi tregon se çfarë po bën me paratë e çmimit të madh të fituar në Big Brother VIP Kosova

Lumbardhi tregon se çfarë po bën me paratë e çmimit të madh të fituar në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Ngjarja tronditëse në Shkodër, Alma Bektashi mesazh për gratë: Divorci nuk është fundi i jetës, por fillimi i një jete tjetër

Ngjarja tronditëse në Shkodër, Alma Bektashi mesazh për gratë: Divorci nuk është fundi i jetës, por fillimi i një jete tjetër

Magazina
Kalo në kategori