LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt mendon se Angelina Jolie ka shkuar ‘shumë larg’ me procedurat e divorcit, pasi ajo “kërcënon të marrë fëmijët në Londër”

Brad Pitt mendon se Angelina Jolie ka shkuar ‘shumë larg’ me procedurat e divorcit, pasi ajo “kërcënon të marrë fëmijët në Londër”

Brad Pitt thuhet se mendon se gruaja e tij e dytë nga e cila është ndarë, Angelina Jolie ka shkuar ‘shumë larg’ me procedurat e tyre të divorcit që janë zgjatur dhe kanë hyrë në vitin e katërt që nga momenti kur u nisën.

“Brad thotë se Angelina ka shkuar shumë larg kësaj here”, tha një burim në edicionin e 31 gushtit të Revistës “Us Weekly”.


“Ai ka mbetur pa asnjë mundësi tjetër përveç të gërmohet dhe të luftojë përsëri – e vështirë”, ka thënë tutje burimi, shkruan DailyMail.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Më 10 gusht, aktorja-humanitare 45-vjeçare kërkoi të skualifikojë gjyqtarin John W. Ouderkirk për ‘dështimin për të zbuluar’ marrëdhëniet e tij të punës me një nga avokatët e aktorit-producentit 56-vjeçar.

Ouderkirk gjithashtu ndodh që të jetë gjykatësi kurorëzoi ish-çiftin fitues të Çmimit “Oscar” në pronën e tyre franceze ‘Chateau Miraval’ në vitin 2014.

“Individët e dëmtuar më shumë nga gabimi transparentisht taktik i Joliet janë fëmijët e vetë palëve”, thanë avokatët e Pitt në përgjigje të paraqitjes së Joliet.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

“Ata vazhdojnë të privohen nga një zgjidhje përfundimtare për këto çështje të kujdestarisë”, thonë burime pranë tyre.

Brad dhe Angelina janë bashkë-prindër të pesë fëmijëve – Pax, 16 vjeç; Zahara, 15; Shiloh, 14; dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 – ndërsa Maddox, 19, e cila po kryen studimet në Korenë e Jugut.
“Vonesa në këto procese është për shkak të përpjekjes së zellshme të ekipit të Pitt për të krijuar një përjashtim të veçantë të panjohur për përfitimin e klientit të tyre”, shkruajti ekipi i saj juridik.

Angelina thuhet se “ka kërcënuar të transferojë fëmijët e tyre në Richmond”, një periferi e pasur në Londrën Jugperëndimore.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

“Ajo beson se [Richmond është] një mjedis i përsosur për fëmijët, nga pikëpamja kulturore dhe arsimore”, tha një burim i brendshëm për The Mirror.

“Një skenar është që ajo mund t’i ketë fëmijët disa muaj në një kohë në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë ata do të lejohen të kthehen të shohin Brad për periudha më të gjata”, thotë tutje burimi.

Sidoqoftë, në nëntor, Jolie i tha posaçërisht “Harper’s Bazaar” në një intervistë: “Unë do të doja të jetoja jashtë vendit dhe do ta bëj këtë menjëherë pasi fëmijët e mi të jenë 18 vjeç. Tani për tani unë duhet të jem me bazë atje ku babai i tyre zgjedh për të jetuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori