LAJMI I FUNDIT:

BQK me Guvernator të ri nga prill i vitit 2018

BQK me Guvernator të ri nga prill i vitit 2018

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nga prilli vitit 2018 do të bëhet me Guvernator të ri, kjo pasi mandati ish- Guvernatorit Bedri hamza përfundon më 27 mars të vitit të ardhshëm.

Në konkursin e hapur për Guvernator të BQK-së kishin konkurruar 26 kandidatë, ndërsa prej tyre vetëm 15 janë ftuar për intervistim.


Pas intervistimit të kandidatëve nga bordi i BQK-së dy apo tre emra do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës, sipas praktikave të deritashme të përzgjedhjes së Guvernatorit.

Zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada ka thënë për Telegrafin, se në intervistë janë ftuar 15 kandidatë.

“Sipas dinamikës së paraparë të planifikuar për intervistimin e kandidatëve pritet që intervistimi të përfundojë gjatë ditës së sotme”, tha Kada.
Ai ka treguar se mandati i ish-Guvernatorit të BQK-së mandati i përfundon më 27 mars të vitit 2018.

“Parlamenti është organi që do të zgjedhë me votim të fshehtë Guvernatorin e ri për një mandat 5 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada

Në garë për guvernator të BQK-së janë 15 persona në mesin e tyre janë dhe ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Arben Mustafa, Safet Merovci, Mustafë Hasani, Besnik Krasniqi, Flamur Keqa, Ilir Aliu, Driton Qehaja, Besnik Bislimi, Avni Jashari, Bashkim Isufi, Naser Rusinofci dhe Kujtim Dobruna.

Gara për guvernator është hapur pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kjo pozitë, pasi u emërua Ministër i Financave rreth tre muaj më parë. /Telegrafi/