Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sipas projeksioneve të saj, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2019 do të shënojë një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin 2018, duke arritur normën prej 4.2 për qind, në krahasim me 4.0 për qind sa ishte në vitin 2018.
“Ky përmirësim i lehtë i atribuohet kryesisht pritjeve për një zvogëlim të kontributit negativ të eksporteve neto në aktivitetin ekonomik, por edhe stimulit të përforcuar fiskal dhe rritjes së kreditimit dhe remitencave, të cilat pritet të vazhdojnë të jenë burime të qëndrueshme për financimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në raporton e BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Zhvillimeve Makroekonomike.
Sa i përket konsumit, projeksionet e BQK-së sugjerojnë një rritje më të ngadalësuar krahasuar me tremujorin paraprak. Kredia e re për konsum shënoi rënie tremujore prej 9.9 për qind në TM4 2018, përderisa remitencat shënuan rritje prej 5.9 për qind në muajt tetor-nëntor 2018. Gjithashtu, pritjet për një rritje më të ngadalësuar tremujore të konsumit privat mbështeten edhe nga ngadalësimi i rritjes së importit të mallrave të konsumit prej 2.8 për qind në periudhën raportuese (3.4 për qind në tremujorin paraprak).
“Në anën tjetër, shpenzimet rrjedhëse të qeverisë të cilat shënuan rritje prej 10.2 për qind në muajt tetor-nëntor 2018 pritet të zbusin efektet negative të ngadalësimit të konsumit privat në konsumin e përgjithshëm. Treguesit e tërthortë për investimet private ofrojnë sinjale pozitive në TM4 2018. Importi i mallrave kapitale si dhe kreditë e reja për investime kanë shënuar rritje prej rreth 20 për qind përkitazi. Gjithashtu, numri i bizneseve të reja, korrigjuar me numrin e bizneseve të mbyllura, ka regjistruar rritje prej 31.4 për qind në TM4 2018”, thuhet në raportin e BQK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 Volvo gati për ty!
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi