LAJMI I FUNDIT:

BQE pret rritje të kërkesës për kredi në Eurozonë

BQE pret rritje të kërkesës për kredi në Eurozonë
ECB - Luminale 2016 Euro Tower , MB

Bankat e Eurozonës parashikojnë se kërkesa për kredi nga korporatat dhe familjet do të rritet edhe më shumë, gjatë tremujorit të tretë të 2018.
Rezultatet vijnë nga vëzhgimi tremujor i Bankës Qendrore Europiane (BQE) për bankat kryesore të bllokut.

Nëpërmjet blerjes së 2.5 trilionë eurove bono publike dhe private, gjatë tre viteve të fundit, Banka Qendrore Europiane e ka ulur në nivele rekord koston e huamarrjes, me shpresën se kjo do të stimulojë kreditimin dhe shpenzimet, që për rrjedhojë do të rrisin inflacionin, që është objektivi kryesor i këtij institucioni.


Pavarësisht se skema ka funksionuar më ngadalë se parashikimet, kreditimi i ekonomive familjare dhe i korporatave gjenden pranë niveleve të pas krizës. Për këtë arsye, BQE ra dakord muajin e kaluar të mbyllë plotësisht programin e blerjes së obligacioneve, me bindjen se inflacioni po kthehet brenda objektivit, pranë por poshtë 2 për qind. /Telegrafi/