LAJMI I FUNDIT:

Botman dhe De Ketelaere preferojnë Milanin para Newcastle dhe Leicester City

Botman dhe De Ketelaere preferojnë Milanin para Newcastle dhe Leicester City

Mbrojtësi Sven Botman dhe mesfushori me tipare sulmuese Charles De Ketelaere janë të vendosur të refuzojnë Newcastle United dhe Leicester City për t’u bashkuar me Milanin këtë verë.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe një mesfushor sulmues dhe kanë qenë në bisedime me të dy lojtarët për një kohë të gjatë.


Agjentët e Botman arritën një marrëveshje në parim me Milanin në muajin shkurt, por kuqezinjtë dhe Lille nuk kanë rënë dakord ende për çmimin e lojtarit.

L’Equipe: Milani favorit për transferimin e Renato Sanches dhe Botman
Lexo po ashtu L’Equipe: Milani favorit për transferimin e Renato Sanches dhe Botman

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ofroi 30 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin holandez, por interesi nga klubet e Ligës Premier, veçanërisht nga Newcastle United, ka rritur çmimin e lojtarit.

Raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se ‘Magpies’ së fundmi i kanë lëshuar një ultimatum Botman, duke paralajmëruar shoqëruesit e tij se ata do të sulmonin një objektiv tjetër nëse mbrojtësi nuk pranon të transferohet në St James’ Park në ditët në vijim.

De Ketelaere është në një situatë të ngjashme pasi ai gjithashtu preferon Milanin para kalimit në Ligën Premier, ku Leicester City është gati të ofrojë 35 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Milani ende nuk ka shtrënguar duart me belgët e Club Brugge, por janë të vetëdijshëm se një lëvizje në San Siro mbetet prioriteti i lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori