ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Të gjitha skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës 2026 tashmë janë përcaktuar, pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të çerekfinaleve më 12 korrik.

Anglia siguroi kualifikimin pas një fitoreje dramatike ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-1 në kohën shtesë, ndërsa Argjentina mposhti Zvicrën 3-1 po në minutat shtesë.


Kështu, u kompletuan edhe dy përballjet gjysmëfinale të turneut.

Në luftën për një vend në finalen e madhe do të përballen Franca me Spanjën, si dhe Anglia me Argjentinën, katër prej kombëtareve më të fuqishme të futbollit botëror në vitet e fundit.

Sipas statistikave të publikuara nga Squawka, kjo është hera e parë në histori që katër ekipet e para të renditjes FIFA arrijnë të gjitha deri në fazën gjysmëfinale të një Kupe Bote.

Aktualisht, Franca kryeson renditjen e FIFA-s me 1948.97 pikë, e ndjekur nga Argjentina, Spanja dhe Anglia.

Renditja aktuale e katër ekipeve më të mira në FIFA:

Franca – 1948.97 pikë

Argjentina – 1943.47 pikë

Spanja – 1934.79 pikë

Anglia – 1889.42 pikë

Megjithatë, para fillimit të Botërorit 2026, renditja ishte ndryshe.

Në listën e publikuar më 11 qershor 2026, Argjentina ishte në vendin e parë, ndërsa Franca renditej e treta.

Renditja e katër ekipeve më të mira para Botërorit:

Argjentina – 1877.27 pikë

Spanja – 1874.71 pikë

Franca – 1870.70 pikë

Anglia – 1828.02 pikë

Gjysmëfinalet e Botërorit 2026 do të sjellin kështu dy përballje spektakolare mes katër kombëtareve që aktualisht dominojnë skenën ndërkombëtare të futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app