LAJMI I FUNDIT:

Bota u zgjua me lajmin se Ronaldinho ka pranuar të luajë për Chapecoense, por çfarë ka të vërtetë këtu? (Foto)

Bota u zgjua me lajmin se Ronaldinho ka pranuar të luajë për Chapecoense, por çfarë ka të vërtetë këtu? (Foto)

E gjitha bota e futbollit është se bashku me Chapecoensen, e gjitha kjo pas tragjedisë që i ndodhi klubit brazilian teksa po udhëtonte për Meksikë për të luajtur në finale të Kupës së Amerikës së Jugut kundër Medellin Atletico Nacional.

Në këtë aksident ajror vdiqën 71 persona dhe shpëtuan vetëm gjashtë.


Zyrtare: Chapecoense fitues i ‘Copa Sudamericana’, përfitojnë edhe financiarisht
Lexo po ashtu Zyrtare: Chapecoense fitues i ‘Copa Sudamericana’, përfitojnë edhe financiarisht

Chapecoense ndryshe njihej si “Leicesteri i Brazilit’ pasi në vitin 2009 ishin pjesë e Serie D, në 2012 u ngjitën në Serie C, pas një viti në Serie B dhe në vitin 2014 në Serie A braziliane dhe tani në 2016 do të luanin në finale të Kupës së Amerikës së Jugut.

Me këtë rast të gjithë tifozët nga e gjithë bota, posaçërisht ata në Brazil dëshirojnë që të shohin këtë klub përsëri në maje duke tentuar t’i bindin disa nga lojtarët më të mirë brazilian të luajnë për këtë klub, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=0clrQOiHR_8

Në fillim u raportua se PSG do të paguante 40 milionë euro për t’i ndihmuar, por kjo doli të mos jetë e vërtet. Pastaj që Cristiano Ronaldo kishte dhuruar tashmë tre milionë euro, por edhe kjo nuk ishte e vërtetë.

Legjendarët kthehen në Brazil: Skena emocionuese teksa 100 mijë tifozë të Chapecoense u japin lamtumirën e fundit ‘kampionëve të përjetshëm’ (Foto/Video)
Lexo po ashtu Legjendarët kthehen në Brazil: Skena emocionuese teksa 100 mijë tifozë të Chapecoense u japin lamtumirën e fundit ‘kampionëve të përjetshëm’ (Foto/Video)

Në media qarkulloi një lajm se legjenda braziliani Ronaldinho i ishte ofruar Chapecoenses për të luajtur falas dhe se tashmë është nënshkruar edhe një marrëveshje.

Çfarë ka të vërtetë këtu?

https://www.instagram.com/p/BNhxXynha-8/

Në të martën e kaluar portali brazilian Globoesporte kishte konfirmuar gatishmërinë e Ronaldinhos. Pas pak ditësh foli edhe agjenti dhe vëllai i Dinhos, Roberto Assis, i cili tha se ish-ylli i Barcelonës është i gatshëm të ndihmojë në çfarë do mënyre.

Në të shtunën Ronaldinho e lidhi vetën me Chapecoensen me anë të disa postimeve përkrahëse në social media dhe mjaftoi kjo që mediat të shkruajnë lajme të ndryshme.

Lajmi i madh, por që fatkeqësisht ishte i pavërtetë

https://www.instagram.com/p/BNkMjP3hpx9/

Këtë të diel në mëngjes shumë llogari (profile), disa nga ato të verifikuara nga Twitteri postuan fotografi se Ronaldinho tashmë është pjesë e Chapecoense.

Në fotografi shikohej braziliani duke mbajtur një fanellë të gjelbër që ngjasonte me atë të Chapecoense, shkruan Telegrafi.

Mjaftoi kjo dhe e gjitha bota e futbollit u ngritë në këmbë për të duartrokitur këtë gjest nga ish-mesfushori i Milanit.

https://www.instagram.com/p/BNe17tKgenU/

Por, e gjitha kjo fatkeqësisht ishte mashtrim, pasi mjafton një kërkim në Google për të kuptuar se kjo ishte një fotografi nga viti 2008 teksa braziliani po nënshkruante një kontratë marketingu.

Gjithsesi, nuk ishin vetëm faqet në rrjetet sociale që raportuan këtë lajm, këtë gjë e bëri edhe tabloidi britanik The Sun, por që u detyrua ta fshijë pas shumë komenteve nga lexuesit. /Telegrafi/

cy1n3rguqaikplk