LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson tërhiqet, Rishi Sunak favorit për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe

Boris Johnson tërhiqet, Rishi Sunak favorit për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe

Boris Johnson është tërhequr nga gara për lidershipin e Partisë Konservatore dhe atë të postit të kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Johnson kishte mbështetjen e 59 deputetëve të partisë, por i nevojiteshin 100 për të vazhduar garën, transmeton Telegrafi.


Kjo e mbajti të hapur garën për ish-këshilltarin Rishi Sunak, i cili udhëheq në nominim sa i përket numrit të votave të deputetëve të partisë – me një total prej 144.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ish-kryeministri konfirmoi se “ka mundur t’i sigurojë 102 vota” por se ka ardhur në përfundon se “thjesht nuk është koha e duhur” të vazhdojë tutje.

“Pavarësisht se kam kontaktuar me të Rishi dhe Penny – për fat të keq nuk kemi arritur marrëveshje”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Johnson.

Sunak i cili kishte rolin kyç në rrëzimin e qeverisë së atëhershme të Johnson, është favoriti i parë për kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe.

Këtë e tentoi edhe pas largimit të Johnsonit, por humbi nga kundërkandidatja Liz Truss.

Mediat britanike raportojnë se Sunak megjithatë do të mund t’i ofronte ndonjë post ministror Johnsonin, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori