LAJMI I FUNDIT:

Borë në Jordani, alarmohen autoritetet – e enjtja ditë pushimi (Video)

Borë në Jordani, alarmohen autoritetet – e enjtja ditë pushimi (Video)

Për javën e dytë me radhë, autoritetet kanë deklaruar një gjendje alarmi maksimal për t’u marrë me emergjencat, pasi vendi është përballur me temperatura të ngrirjes, shi të dendur, borë dhe erë të fuqishme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga e mërkura pasdite, Departamenti Meteorologjik i Jordanisë (JMD) kishte regjistruar “sasi të mira të borës” në zonat malore, duke treguar se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në zonat e vendosura 900 metra mbi nivelin e detit, që përfshin pjesë të mëdha të Mbretërisë.


Razzaz gjithashtu delegoi autoritetet për guvernatorët dhe drejtorët e arsimit për të njoftuar të enjten si një ditë pushimi, në varësi të kushteve të motit në zonat e tyre përkatëse, raportoi Agjencia e Lajmeve Jordan, Petra.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Jordanisë (CBJ) Ziad Fariz gjithashtu vendosi të shtyjë fillimin e orarit të punës në CBJ dhe bankat që punojnë në Mbretëri deri në orën 10:00.

Përveç kësaj, autoritetet u kërkuan njerëzve që të mos parkonin makinat e tyre në anët e rrugëve për të shmangur pengimin e përpjekjeve për pastrimin e borës dhe për të parandaluar dëmtimin e makinave të tyre, ndërsa pajisjet përkatëse të largonin borën.

Ndërkohë, Ministria e Ujit dhe Ujitjes u kërkoi familjeve të izolojnë matësit e ujit, në dritën e temperaturës së pritshme të ngrirjes, duke i mbështjellur ato me thasë ose me një diçka tjetër. /Telegrafi/