eksperti-banner

Bora që ra mbrëmjen e pardjeshme në Tiranë ka krijuar një moment të veçantë, jo vetëm për qytetarët, por edhe për kafshët dhe shpendët e Kopshtit Zoologjik.


b2 1

Për shumë prej tyre, të ardhura muajt e fundit, ashtu si edhe për shumë të rinj, ajo ishte një fenomen që ndodhte për herë të parë.

b3 1

Por pavarësisht se të pamësuara me një klimë të tillë të ftohtë, bora që shtroi edhe në kopshtin zoologjik ka ofruar pamje spektakolare si për kafshët ashtu edhe për vizitorët e shumtë që edhe në këto ditë të ftohta nuk kanë nguruar të vizitojnë këto ambiente.

b4 1

Lidhur me këtë, shkruajnë mediat shqiptare, ka komentuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto nga kopshti.

“Jo vetëm fëmijët por dhe mjellmat, drerët e lamat e lindur në Kopshtin Zoologjik kohët e fundit e shohin për herë të parë borën”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social Facebook.