eksperti-banner

Një qen i racës australiane, Shepherd ka fituar vëmendjen e internetit pasi u filmua duke luajtur dhe kaluar kohë me delfinët në një skenë të pazakontë, por shumë të butë.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale tregon qenin në ujë, ndërsa delfinët i afrohen dhe ndërveprojnë me të në mënyrë lozonjare.


Ky takim i rrallë mes një qeni dhe gjitarëve detarë ka mahnitur përdoruesit, të cilët e kanë përshkruar si një nga pamjet më të bukura dhe prekëse në natyrë.

Pamjet janë bërë shpejt virale, me mijëra komente që theksojnë inteligjencën dhe natyrën sociale të qenve Australian Shepherd. /Telegrafi/