LAJMI I FUNDIT:

Bonucci shpërthen në lot për Astorin dhe largohet nga intervista: Lamtumirë Davide

Bonucci shpërthen në lot për Astorin dhe largohet nga intervista: Lamtumirë Davide

Leonardo Bonucci ishte titullar për Milanin në humbjen nga Arsenali 2-0.

Mbrojtësi italian kishte ndeshje dhe kësisoj mungoi në lamtumirën e Davide Astorit në Firence.


E kjo gjë duket se e ka prekur shumë reprezentuesin e Italisë i cili e kishte mik të afërt Astorin.

Qendërmbrojtësi i Milanit ka treguar se ka ndarë dhomën shpesh herë me Astorin në grumbullim me Kombëtaren.

Ai pas ndeshjes me Arsenalin është ndalur për të folur për takimin por një gjë të tillë nuk arriti ta bënte.

Leonardo Bonucci dhe Davide Astori gjatë stërvitjes së Italisë më 25 maj 2016 (Foto: Getty Images)

Në pyetjen që iu bë për Astorin, Bonucci filloi të qajë duke folur për ish-shokun e tij të Kombëtares.

“Më vije keq pasi nuk pata mundësi për të shkuar dhe t’i japë lamtumirën. I them tani, lamtumirë Davide”.

“Më ka prekur tej mase largimi i tij, ishte i mrekullueshëm në çdo këndvështrim”.

“Do ta kem gjithmonë afër vetës, ishte një mik dhe një njeri i madh”, përfundoi Bonucci.

Mbrojtësi italian nuk arriti të përgjigjej më shumë pasi filloi të qante dhe kësisoj u largua nga intervista. /Telegrafi/