LAJMI I FUNDIT:

Bonucci mund të rikthehet në Itali, kësaj radhe jo tek Juventusi

Bonucci mund të rikthehet në Itali, kësaj radhe jo tek Juventusi

Ekipi i Romës ka shprehur interesimin për të nënshkruar me Leonardo Bonuccin i cili momentalisht aktivizohet në radhët e Union Berlinit.

Bonucci u largua nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror në atë që konsiderohej si ‘largim i ashpër’ dhe përfundoi duke iu bashkuar ekipit gjerman Union Berlin, aty ku ai nuk po gjen hapësirë në formacion, përkundër rezultateve të dobëta të klubit.


La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Bonucci mund të largohet nga Gjermania në afatin kalimtar të janarit, edhe pse ai ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me klubin gjatë verës.

Bonucci tregon se si kishte dështuar transferimi i tij tek Real Madridi
Lexo po ashtu Bonucci tregon se si kishte dështuar transferimi i tij tek Real Madridi

Veterani është i interesuar për një rikthim në Itali dhe Roma mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

“Giallorossët” janë duke u ballafaquar me probleme në fazën e mbrojtjes për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, duke shtuar këtu edhe buxhetin e limituar.

Drejtori sportiv Tiago Pinto dëshiron që të nënshkruajë me një mbrojtës në janar dhe është duke konsideruar opsionet më të lira në treg, por që mund të shtojnë konkurrencën brenda ekipit.

Legjenda e Juventusit, Bonucci: U luta të qëndroja, më përjashtuan pas 500 ndeshjesh – Allegri po gënjen
Lexo po ashtu Legjenda e Juventusit, Bonucci: U luta të qëndroja, më përjashtuan pas 500 ndeshjesh – Allegri po gënjen

Bonucci po konsiderohet si opsion më i lirë sesa Arthur Theate i Rennes dhe Chalobah i Chelseat.

Flamengo janë të interesuar për shërbimet e Matias Vina dhe Roma mund të ndërpresë në gjysmë huazimin e tij tek Sassuolo, për të mbushur arkat e klubit dhe ta bëjnë të mundur transferimin e Bonuccit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori